PSG, Angers, dhe “mallkimi” 46-vjeçar

Futboll

PSG, Angers, dhe “mallkimi” 46-vjeçar

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:09
Kylian Mbappe

Kampionët në fuqi të Ligue 1, PSG, do të kërkojnë të thellojnë diferencat në renditje me rivalët e tyre, teksa do të presin në shtëpi ekipin e Angers, që nuk ka marrë akoma asnjë pikë në sezonin e ri të Ligue 1.

Ndërkohë, pas dy fitoresh të marra në dy ndeshjet e para të kampionatit, PSG mban kreun e kampionatit dhe ndiqet nga Nimes, Dijon dhe Reims, të lëna mbrapa falë diferencës së golave. Pasi mundi Caen 3-0 në shtëpi, në ndeshjen hapëse, skuadra e Thomas Tuchel mori tri pikët edhe në takimin e dytë të luajtur kundër Guingamp fundjavën e kaluar falë një fitoreje 3-1 me përmbysje.

Angers, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë takim pas dy humbjesh të njëpasnjëshme, me të parën që ka ardhur në shtëpi kundër Nimes, që është ngjitur këtë vit në Ligue 1, dhe të dytën kundër Rennes të shtunën e kaluar. Para takimit të pasdites së kësaj të shtune, lojtarët e Stephane Moulin mbajnë vendin e 16-të në renditje dhe janë një nga pesë skuadrat që nuk kanë asnjë pikë pas dy ndeshjeve të para të kampionatit.

Në 10 takimet e mëparshme të luajtura në “Parc des Princes”, PSG ka marrë gjashtë fitore, ndërsa Angers ka triumfuar vetëm një herë, në 1972-in. Gjithsesi, PSG nuk ka pësuar asnjë humbje në 16 ndeshjet e luajtura kundër Angers në kategorinë kryesore të futbollit francez (9 fitore, 7 barazime).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat