Publikohen formacionet zyrtare Arsenal – West Ham, nuk luan Ozili

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare Arsenal – West Ham, nuk luan Ozili

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Arsenali e pret në shtëpi rivalin e qytetit, West Hamin, në kuadër të Premierligës, ndeshja fillon prej orës 16:00.

Ozil nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak që nuk ka stërvitur me ekipin si pasojë e gripit që ka pasur gjatë këtyre tre ditëve të fundit.

Unai Emery e ka konfirmuar formacionin zyrtare për të tentuar fitoren e parë në ligë, pasi në dy ndeshjet e para ka pësuar disfatë nga Manchester City dhe Chelsea.

Në formacionin bazë është rikthyer Aaron Ramsey, ndërsa përsëri nuk e ka futur nga fillimin Lucas Torreiran, i cili erdhi nga Sampdoria gjatë kësaj vere për 35 milionë euro.

Dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, startojnë nga minuta e parë. 

Nga ana e West Hamit është Jack Wilshere, i cili do të ballafaqohet kundër ekipit të fëmijërisë pasi u largua gjatë kësaj vere si transferim i lirë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat