Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë Holandën!

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë Holandën!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:06
Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë Holandën!

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, me një teknikë të përsosur, me një mjeshtri të rrallë shënon dy gola për fitoren e thellë 5:0 të Willem II në përballje me Heracles-in, në javën e tretë të Kampionatit të Holandës.   

Avdijaj ka qenë në formë të lartë, i cili në minutën e 26-të, me aq gjakftohtësi e mjeshtri nga rreth 15 metra dërgoi goditje të fortë e në këndin e majtë të portierit Blaswich, 1:0. Pas tre minutave (29’) Avdijaj sërish në skenë, kësaj radhe nga afërsia tundi portën e rivalit, 2:0.

Tri gola tjerë i realizoi futbollisti Sol (34’, 52’-nga penalltia e 70’).   Avdijaj luajti i plot, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të.

Willem II është në pozitë e katërt me 6 pikë, kurse Heracles katër pozita më poshtë me 4 sosh.  Avdijaj shënoi golat e parë në elitën e futbollit holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat