Griezmann: Nuk luajtëm mirë

Futboll

Griezmann: Nuk luajtëm mirë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:08
Foto nga ndeshja

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është shprehur i pakënaqur me ndeshjen e skuadrës së tij kundër Rayo Vallecanos. Megjithatë, francezi shpreson se do të arrijë shumë këtë sezon me klubin madrilen.

“Los Colchoneros” i siguruan pikët e para të sezonit të ri të La Ligës me fitoren kundër Rayo Vallecanos. Ndeshjen e fituan me rezultat minimal, pasi Griezmanni shënoi golin e vetme të ndeshjes në minutën e 63-të.

Francezi kishte qenë shumë afër transferimit në Barcelonë këtë afat kalimtar, megjithatë në fund ai vendosi të qëndronte të klubi i tij. Këtë vendim ai e bëri të ditur përmes një dokumentari të cilin e publikoi, ku e sqaronte zgjedhjen e bërë.

“Shpresoj se do ta dërgojë këtë klub aq më lartë sa të mundem. Ne nuk luajtëm mirë. Nuk e di nëse ishte për shkak të lodhjes, por ne do të përmirësohemi dhe duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Griezmann.

“Ne do të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet që i kemi. Në fund do ta shohim se sa larg mund të shkojmë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat