Voca trim i fitores së Luzernit! Xhaka asistoi në barazimin e Baselit

Futboll

Voca trim i fitores së Luzernit! Xhaka asistoi në barazimin e Baselit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:13
Idriz Voca

Skuadra e Luzernit duke iu falënderuar shqiptarit Idriz Voca siguroi fitoren si mysafirë me rezultat 1:0 kundër St. Gallenit, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit  të Zvicrës. Futbollisti Voca dëshmoi angazhim të pashoq dhe me golin e tij Luzerni u kthye me tri pikë që nuk maten as me ari. Në minutën e 55-të, Voca u gjend më së miri në një tollovi afër portës dhe me mjeshtri goditi, duke shënuar për fitoren e madhe.

Në minutën e 66-të, Voca u ndëshkua me karton të verdhë. Thuni dhe Lugano u ndanë baras, me rezultat 1:1. Eris Abedini dhe Valon Fazliu luajtën në pjesën e dytë për Luganon, nga minuta e 56-të përkatësisht e 77-të. Në minutën e 52-të, Karlen shënoi për Thunin dhe Daprela për Luganon (51').

Derbi shqiptar mes Zurich-ut dhe Baselit përfundoi me rezultat 1:1. Taulant Xhaka asistoi për golin e epërsisë së Baselit. Xhaka bëri veprim të mirë dhe asistoi deri te Campo kur shënoi në minutën e 39-të.

Vendasit barazuan përmes Modou në minutën e 76-të. Xhaka dhe Albian Ajeti u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 78-të, kurse Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Benjamin Kololli e Toni Domgjoni, luajtën standardë për Zurich-un. Domgjoni u largua nga fusha në minutën e 87-të dhe Kololli në atë të 90-tën.

Liga e Zvicrës

Grasshoppers-Sion       2:1

Young Boys-Xamax      5:2

St. Gallen-Luzern 0:1

Thun-Lugano       1:1

Zurich-Basel        1:1

Tabela

1. Young Boys     5       5       0       0       15

2. Basel      5       2       2       1       8

3. Zurich    5       2       2       1       8

4. Thun      5       2       1       2       7

5. St. Gallen        5       2       1       2       7

6. Sion        5       2       0       3       6

7. Luzern    5       2       0       3       6

8. Lugano   5       1       2       2       5

9. Grasshoppers  5       1       1       3       4

10. Xamax 5       1       1       3       4

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat