Josa: Këtu s’kemi problem me punë fati

Futboll

Josa: Këtu s’kemi problem me punë fati

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:06
Josa: Këtu s’kemi problem me punë fati

Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës, vlerëson fitoren me rezultat 2:0 në Mitrovicë kundër Trepçës ’89, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. “Ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të disiplinuar, lojtarët vrapuan mirë dhe jam i kënaqur. Me pjesën e dytë pjesërisht, sepse ne po prisnim që kundërshtari të humbiste ekuilibrat, sepse normalisht se do t’i humbiste në momentin që ishte në disavantazh dhe ne duhej të lëviznim në shënimin e golit të dytë, sidomos kur kishim një futbollistë më shumë, duke qenë shumë më efikas dhe të qetë. Por, janë probleme të cilat zgjidhen me kohë dhe me qetësinë e lojtarëve individual. Pra, këtu s’kemi problem me punë fati, por me problem aftësish. U tha pas ndeshjes për Superkupë me Dritën që s’kishim fat se ra topi tre herë në shtyllë. Por, unë them që në futboll nuk ka fat, ka vetëm aftësi – e bënë golin apo se bënë golin, ose mbrohesh mirë ose nuk mbrohesh mirë. Fati pastaj është i fundit pastaj. Pra, në përgjithësi unë jam i kënaqur me skuadrën pavarësisht se çdo trajner kur fiton në një fushë si Trepça ’89 duhet të jetë i kënaqur me fitoren, qoftë edhe me 1:0, por në përgjithësi unë shoh angazhim te futbollistët dhe angazhimi do të na bëjë që nga dita e sotme të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Josa për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat