Zikaltërit nuk marrin më shumë se një pikë në dy ndeshjet e para.
Spalletti, si Frank de Boer. Një nisje kaq e dobët e sezonit nga ana e Interit, sigurisht nuk ka përmbushur pritshmëritë që kishin përpara fillimit.
Rrallëherë në histori ka ndodhur që zikaltrit ta nisin një sezon me vetëm një pikë në dy ndeshje. I vetmi që ka startuar po kështu kaq ka qenë Frank de Boer, me holandezin që dy vite më parë nuk arriti të merrte maksimumin në dy takimet e para.
Për të gjetur një statistikë më negative sesa kaq do të duhet të hapësh faqet e historisë zikaltër, të shumë viteve më parë.
Në sezonin 1983-1984, Interi i drejtuar nga Radice e nisi me dy humbje përballë Sampdorias dhe Lazios, duke pësuar pesë gola dhe shënuar vetëm një.