Neymar “rikthehet” në Barcelonë

Futboll

Neymar “rikthehet” në Barcelonë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 16:14
Neymar

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, sot i ka vizituar ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës në stërvitje. Ai iu bashkëngjit skuadrës së ish-klubit të tij në kampin e stërvitjeve, Ciudad Deportiva.

Braziliani Neymar ndodhet në qytetin e Barcelonës për shkak të një turneu të pokerit i cili do të mbahet sonte në mbrëmje. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ish-bashkëlojtari i Neymarit, Gerard Pique.

Gjatë kësaj vizite, Neymari bëri disa fotografi me ish-bashkëlojtarët e tij. Këto foto ai i shpërndau në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

Transferimi i tij në Paris Saint-Germain gjatë verës së kaluar duket se nuk e ka ndikuar shoqërinë me ish-bashkëlojtarët e tij. Ai u transferua në PSG për 222 milionë euro, çmimi i më i lartë në historinë e futbollit i paguar për një lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat