Gattuso: Duhet të përmirësohemi, por nuk premton koha

Futboll

Gattuso: Duhet të përmirësohemi, por nuk premton koha

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 22:05
Genaro Gattuso

Milani e startoi kampionatin me një humbje 3-2 ndaj Napolit në “San Paolo”, ku shpërdoroi një avantazh të dyfishtë dhe lejoi skuadrën e Ancelottit t’i shënojë 3 herë në 45 minutat e dyta.

Trajneri i kuqezinjve Genaro Gattuso evidentoi anët pozitive të skuadrës dhe theksoi se ekipi ka cilësi, por thjesht duhet punë për të përmirësuar disa aspekte të caktuara.

“Për 60 minuta kemi bërë një ndeshje perfekte ndaj Napolit. kemi shënuar dy herë dhe kemi luajtur me autoritet, gjë që nuk e bën çdo skuadër. Më pas pësuam golin e parë dhe ndaluam së luajturi, duke u dorëzuar para kohe. Gjithsesi mund të them se në skuadër kemi shumë cilësi”, deklaroi Gattuso.

Këtë fundjavë Milano do të presë Romën në “San Siro”, një kundërshtar aspak komod, që mund t’u bëjë dëm kuqezinjve, nëse nuk lënë pas menjëherë humbjen ndaj Napolit.

“Duhet të nisemi nga 60 minutat e para ndaj Napolit dhe të harrojmë pjesën e mbetur. Kemi shumë cilësi, por duhet të përmirësojmë disa aspekte. Por duhet të pranojmë se nuk kemi shumë kohë në dispozicion, pasi fundjava vjen shpejt”, tha tekniku i kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat