Tifozët e Manchester Unitedit edhe njëherë janë duke e kërkuar shkarkimin e Jose Mourinhos.
E ardhmja e Mourinhos në ”Old Trafford” është në dyshim pas humbjes shokuse sot nga Tottenhami.
Sonte, Manchester Unitedi u mposhtë me rezultat, 0-3 nga Tottenhami si vendas.
Dhe tifozët e Tottenhamit menjëherë shprehën kënaqësinë e tyre me dështmin e radhës nga Mourinho.
Pas golit të shënuar nga Lucas Moura, tifozët e Spurs në tribuna filluan të brohorisnin:”Ju do të shkarkoheni në mëngjes”.
Ironikisht, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino është kandidati potencial për ta zëvendësuar Mourinhon në Man United.