Juventus përgatit goditjen e dyfishtë për janarin

Futboll

Juventus përgatit goditjen e dyfishtë për janarin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:51
Marotta

Merkato është mbyllur në Itali, por Juventus duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas blerjes së Cristiano Ronaldo.

Në orët e fundit, në fakt, ka filluar të flitet përnjë interesim të fortë të bardhezinjve për Christian Eriksen, ylli danez i Tottenham.

Fantazisti i Pochettino do të ishte një goditje e bujshme dhe do të rriste ndjeshëm nivelin e skuadrës së Allegri-t. Për të siguruar shërbimet e tij, kampionët e Italisë duhet të mposhtin konkurrencën e Barcelona-s dhe Manchester United.

Nuk mbaron me kaq, sepse Juventus ka një tjetër ide të bujshme për merkaton e janarit. Është folur shumë për të pas blerjes së CR7 dhe duket se interesi i “Zonjës” për Marcelo nuk është shuar.

Deklarata e fundit të brazilianit, që ka pranuar se ndien mungesën e ish-shokut të skuadrës, i kanë rihapur derën “Zonjës së Vjetër”. Qëllimi i bardhezinjve është të vazhdojnë t’i besojnë Alex Sandro-s, por blerja e Marcelo do të ndryshonte gjithçka.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të pritet janari, Marotta është gati të vihet në lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat