Ja çfarë thotë Ronaldo pasi djali i tij nënshkroi me Juventusin

Futboll

Ja çfarë thotë Ronaldo pasi djali i tij nënshkroi me Juventusin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:18
Ronaldo

Ronaldo Junior dëshiron t’i ndjekë hapat e babait të tij pasi ditën e sotme ka nënshkruar me Juventusin.

Tashmë djali i Ronaldos do të luajë dhe të stërvitet me skuadrën e grupmoshave, U-9 në Vinovo.

CR7 së fundmi tha për djalin e tij: ”Cristiano Junior është shumë sfidues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Ai nuk i pëlqen humbjet”.

“Ai do të bëhet si unë. Jam 100% i sigurt. Do të shohim nëse im bir do të ndjekë gjakun për tu bërë lojtar i madh”, përfundoi ai.

Cristiano Ronaldo ka bërë një lëvizje senzacionale nga Real Madridi drejt Juventusit këtë verë në një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat