Dy pista të reja për Vajushin, shkodrani mund të ndryshojë krejtësisht ambient

Futboll

Dy pista të reja për Vajushin, shkodrani mund të ndryshojë krejtësisht ambient

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:54
Armando Vajushi

Armando Vajushi prishi kontratën me skuadrën e Pro Vercellit. Lojtari shkodran prishi me konsensus marrëveshjen, pasi nuk donte që të vazhdonte karrierën në Seria C. Ekipi i Pro Vercellit ra nga kategoria dhe lojtari nuk ishte i joshur nga ideja për të luajtur në këtë nivel. Klubi i tij nuk i prishi punë dhe vendosi ta linte të lirë. Tashmë, 26-vjeçari është në kërkim të një ekipi të ri. Ai po studion ofertat që ka.

Burime të Telesport pranë lojtarit bëjnë me dije se momentalisht, mesfushori me tipare të avancuara ka dy opsione në tavolinë. Një ekip belg dhe një skuadër nga Azerbajxhani janë interesuar për shërbimet e lojtarit, por ky i fundit shpreson që të mbetet në Itali. Menaxheri i tij po punon që t’i gjejë një skuadër të re.

Vajushi mori ftesën nga kombëtarja për ndeshjet e qershorit kundër Kosovës dhe Ukrainës, por u dëmtua shpejt dhe u detyrua të linte grumbullimin. Nuk dihet nëse trajneri Christian Panucci do e ftojë për takimet e shtatorit. Vajushit i duhet t’i japë drejtim shpejt të ardhmes së tij, pasi merkatoja do dhe pak ditë të mbyllet dhe nuk mund të vonojë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat