Presidenti i UEFA-s e dëshpëron keq Realin për Mbappen

Futboll

Presidenti i UEFA-s e dëshpëron keq Realin për Mbappen

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:58
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka bërë të ditur se vendimi se a i ka thyer apo jo Paris Saint Germaini rregullat e “fair-play” financiar do të merret më vonë, pas mbylljes së afatit kalimtar veror.

Këtë e bëri të ditur në një intervistë për gazetën “Ekipa” të vendlindjes së tij, duke dëshpëruar Real Madridin pasi besonte në një dënim të mundshëm të PSG-së para mbylljes së afatit kalimtar veror dhe në këtë mënyrë, shumë më lehtë mund të kishin nënshkruar me Kylian Mbappen e shumëdëshiruar.

Por, Ceferin ka dhënë sinjale se vendimi nuk do të merret edhe një kohë, ndërsa nuk beson në raportimet e medieve se Reali po pret me padurim fjalën e fundit të UEFA-s.

“Vendimi për PSG do të merret më vonë. Nuk është e vërtetë që Real Madridi është duke pritur për këtë vendim”, deklaroi Ceferin.

Skuadra nga Ligue 1 kishte blerë Neymarin për shumën rekord, 222 milionë euro verën e kaluar dhe kishte huazuar Mbappen nga Monaco për 180 milionë euro.

Për shkak të shpenzimeve marramendëse, UEFA po mbledh prova dhe më pas do të dali me një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat