Ajax, Young Boys e AEK futën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dëshpëron Dinamo Zagrebi

Futboll

Ajax, Young Boys e AEK futën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dëshpëron Dinamo Zagrebi

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 23:53
Ajax ka barazuar pa gola si mysafir i Dinamo Kievit, por fitorja në shtëpi me rezultat 3-1 para një jave e ka dërguar tutje.

Ajax, Young Boys e Dinamo Zagreb e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas fitoreve të tyre në fazën play-off.

Ajax ka barazuar pa gola si mysafir i Dinamo Kievit, por fitorja në shtëpi me rezultat 3-1 para një jave e ka dërguar tutje.

Holandezët ishin më të mirë në dy ndeshje dhe me kalimin e tyre në fazën e grupeve e kanë pasuar Ligën e Kampionëve.

Edhe greket e AEK kanë kaluar tutje. Ata kanë barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Videoton, por në ndeshjen e parë kanë fituar 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm kaun fituar 3-2.

Ndeshje dramatike ishte ajo mes Dinamo Zagrebit dhe Young Boys.

Pas ndeshjes së parë ishte mbyll me rezultat 1-1  në Zvicër.

Sot kroatët e kishin në duar kualifikimin, pasi ishin në përsi 1-0, por në fund pësuan 2-1.

Nesër zhvillohen edhe tri ndeshje tjera në fazën Play-Off ku plotësohet edhe faza e grupeve.

Ndeshjet që zhvillohen të mërkurën

PAOK – Benfica

PSV – BATE

Salzburg – Crvena Zvezda

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat