Tifozët e Juventusit kanë një kërkesë për Ronaldon

Futboll

Tifozët e Juventusit kanë një kërkesë për Ronaldon

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 07:59
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shtuar entuziazmin te skuadra e Juventusit.

Tifozët e Juventusit kanë ambicie të mëdha nga sezoni i ri pas ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Por, përkundër mbrojtjes së titullit në Serie A, duket se objektivi kryesor i ‘Bianconerëve’ është trofeu i Ligës së Kampionëve.

Ronaldo u ndal në veturë nga një tifoz i Juventusit, i cili i kërkoi: “Na e sjell Ligën e Kampionëve”.

Ronaldo u largua me buzëqeshje i vetëdijshëm për synimin kryesor të ekipit nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat