Reali gjen “pasuesin” e Ronaldos në Francë

Futboll

Reali gjen “pasuesin” e Ronaldos në Francë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:36
Mariano Diaz

Media spanjolle raportojnë se klubi i Real Madrid e ka gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Panamaja që luan për Lyonin, Mariano Diaz.

Diaz ka dalë nga akademia e të rinjëve të Real Madrid, dhe vetëm para një sezoni është bashkuar me skuadrën franceze të Lyon për një shumë prej 8 milion eurove.

25-vjeçari tashmë raportohet se do të rikthehet në Madrid, pasi presidenti, Perez do të shfrytëzojë të drejtën e riblerjes që parashikohet në kontratën e panamezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat