Barcelona gëzon Man Unitedin për Pogban

Futboll

Barcelona gëzon Man Unitedin për Pogban

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:23
Paul Pogba

Jose Mourinho dhe Manchester United kanë marrë një lajm të mirë.

Është skuadra e Barcelonës që ka vendosur të heq dorë nga transferimi i Paul Pogbas.

‘Katalanët’ këtë verë kanë qenë pjesë e shumë spekulimeve që i lidhnin me francezin që fitoi Kupën e Botës në Rusi.

‘Sport.es’ raporton se Barcelona nuk synon më transferimin e Pogbas.

Afati kalimtar për klubet spanjolle mbyllet të premten në ora 11:00, ndërsa në Angli ishte mbyllur më 9 gusht. Nëse Barcelona ndryshon mendje, do i duhet të presë të paktën deri në afatin kalimtar të janarit, ose afatin kalimtar të verës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat