El Shaarawy: Largimi i Strootman, humbje e madhe

Futboll

El Shaarawy: Largimi i Strootman, humbje e madhe

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:30
El Shaarawy

Sulmuesi i Romës Stephan El Shaaraëy e ka quajtur Kevin Strootmanin ‘një humbje të madhe për Romën” pasi që ai ishte, sipas tij, edhe një “njeri karizmatik në zhveshtore’

Mesfushori holandez dje u largua nga Roma për të kaluar në Marseille për 25 milionë euro plus tre milionë bonuse, duke u larguar nga Roma pas pesë sezoneve.

“Kevin është një humbje e madhe”, tha italiani gjatë një intervistë për Sky.

“Ai ishte një njeri karizmatik në zhveshtore, një lojtar i cili bënte që ne ta dëgjonim. Në anën tjetër kemi edhe disa të rinj shumë të talentuar në të cilët klubi dëshiron të investojë dhe në të cilët skuadra beson”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat