Lyon: Real Madridi duhet ta rris ofertën për Diaz

Futboll

Lyon: Real Madridi duhet ta rris ofertën për Diaz

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 18:23
Diaz

25 vjeçari është lidhur me një kthim në Bernabeu por marrëveshja ende nuk është arritur, por Lyon tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësimin e tij

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar që Mariano Diaz ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi, me Sevillan që i prin garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Real Madridi po ashtu është në kontakte me sulmuesin, të cilin e shitën në Lyon një vit më parë për tetë milionë euro.

“Mariano na ka thënë se dëshiron të largohet. Sevilla janë të interesuar për të dhe ne kemi një marrëveshje me ta. Real Madridi duhet ta rrit ofertën e tyre dhe të na kontaktojë. Asgjë nuk ka përfunduar”.

Aulas po ashtu ka folur edhe për zëvendësimin potencial për lojtarin i cili ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore për Republikën Domenikane, duke lënë të hapur mundësinë të luaj për Spanjën.

Moussa Dembele i Celtic po ashtu është lidhur me një lëvizje në Parc OL dhe presidenti e ka konfirmuar këtë.

“Ne jemi të interesuar për Dembele. Ne jemi në kontakt me të dhe ai është i interesuar. Por, ai është njëri nga opsionet e shumta që kemi’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat