Shkëndije plot optimizëm kundër Rosenborgut

Futboll

Shkëndije plot optimizëm kundër Rosenborgut

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:20
Tifozët e Shkëndijes

Pas fitores ndaj Bellasicës në kampionat vëmendja kryesore e Shkëndijës është te Rosenborgu.

Nesër (e enjte) “kuqezinjtë” e Tetovës do të kenë një ndeshje historike në Shkup përballë klubit norvegjez.

Pas përballjes me Bellasicën ku me një formacion të kombinuar arriti të korrë fitore bindëse 4:1, dëshiron që edhe në këtë duel të vazhdojë me këtë ritëm edhe pse do të jetë e vështirë.

Ndeshja e Play Offit në kuadër të Evropa Ligës është jo edhe aq e lehtë për tetovarët pasi që në takimin e parë u ndalën me rezultat 3:1. Gledi Mici, njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës ka folur për ndeshjen e sotme.

“Futbolli është shumë i bukur dhe ndonjëherë i paparashikuar. Rosenborgu është një skuadër shumë e fortë por ne nuk i kemi humbur shpresat për të kaluar më tutje. Ne do të japim gjithçka nga vetja dhe shpresoj të kemi fat për të kaluar në fazën e grupeve”.

 Me mbështetjen e tifozëve çdo gjë është e mundur në këtë duel të sotëm i cili do të zhvillohet në “Arena Filipi i Dytë” në Shkup me fillim nga ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat