Fiton Benfica, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërtën

Futboll

Fiton Benfica, Liverpooli në vazon e tretë, Interi në të katërtën

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 23:29
Foto nga ndeshja

Faza e grupeve e Ligës se Kampionëve është plotësuar sonte dhe gjithçka është gati për shortin e nesërm të 32 skuadrave të garës më të madhe të klubeve në botë

Benfica, PSV Eindoven, dhe Crvena Zvezda janë tri klubet e fundit që kanë kompletuar 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Ligës se Kampionëve.

Vëmendja më e madh ishte përqendruar tek ndeshje PAOK – Benfica, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Por, portugezët në Selanik e kanë deklasuar PAOK’un duke e mundur me rezultat 4-1. Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 5-2 për portugezët.

Kjo fitore e Benfices bën që Liverpool nesër në short të Ligës se Kampionëve të jetë në vazon e tretë, kurse Inter në vazon e katër.

Ndeshja tjetër ishte ajo në mes të kampioni të Holandës, PSV Eindoven dhe kampionit të bjellorusisë, Bate Borisov.

Holandezët e fituan këtë ndeshje me rezultat të përgjithshëm 6-2. Me Ajaxin që u kualifikua mbrëmë do të kemi në fazën e grupeve të Ligës se Kampionëve për herë të parë pas afër 20 viteve dy skuadra holandeze në këtë garë.

Kurse ndeshja e tretë ishte ajo në mes të kampionit të Austrisë, Red Bull Salzburg dhe kampionit të Serbisë, Crvena Zvezda.

Salzburg e ka shpërdoruar epërsinë prej 2-0 që e pati në pjesën e parë pasi që kampionët serb barazuan rezultatin në 2-2 në pjesën e dytë.

Ky rezultat e kualifikojë Crvena Zvezdën në këtë garë pas pothuajse 30 viteve në këtë garë.

PAOK, Bate Borisov dhe Salzburg do ta vazhdojnë aventurën e tyre në Europa Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat