Adriano rrëfen për momentet më të vështira në karrierën e tij: Më vonë e kuptova se miqtë e mi më kishin dërguar në vende ku nuk është dashur

Futboll

Adriano rrëfen për momentet më të vështira në karrierën e tij: Më vonë e kuptova se miqtë e mi më kishin dërguar në vende ku nuk është dashur

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 06:41
Ish-sulmuesi i Interit, Adriano

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka pranuar se kishte shkuar i dehur në stërvitje duke thënë se vdekja e babait kishte lënë një zbrazëti të madhe në jetën e tij.

Braziliani ishte njëri prej lojtarëve më premtues në Evropë, mirëpo vdekja e babait bëri që ai të binte në depresion dhe të jepej pas alkoolit.

Edhe legjenda e Nerazzurrëve, Javier Zanetti, kishte thënë se dështimi i tij më i madh ka qenë mosarritja që t’ia ndryshonte mënyrën jetësore ‘Perandorit’.

“Vetëm unë e di sa kam vuajtur. Vdekja e babait më la me një zbrazëti të madhe, ndihesha krejt i vetëm. Pas vdekjes së tij, gjithçka shkoi keq, sepse e izolova veten”.

“Isha vetëm në Itali, i pikëlluar dhe në depresion, pastaj fillova të pija. Isha i lumtur vetëm kur pija, e bëja për çdo natë. Pija gjithçka që më zinin duart: verë, uiski, vodka, birra. Shumë birra”.

“Nuk e ndalja pijen dhe në fund mu desh të largohesha nga Interi. Nuk dija si ta fshihja, shkoja i dehur në stërvitje. Nuk mungoja kurrë, edhe kur isha krejtësisht i dehur dhe stafi mjekësor duhej të më dërgonte të flija në infermieri. Interi i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore”.

“Më vonë e kuptova se problemi ishte te njerëzit rreth meje, miqtë që nuk bënin asgjë, por më dërgonin në ndeja me femra dhe alkool, ku nuk mendoja për asgjë”.

“Duke u kthyer në Brazil, humba miliona, por e rigjeta lumturinë”, ka thënë Adriano në një emision televiziv të R7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat