Kaka: Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit

Futboll

Kaka: Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:15
Kaka: Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit

Në Malpensa ka zbritur Ricardo Kaka, ish ylli brazilian i Milanit, që ka ardhur këtë herë më synimin për t’u dhënë një dorë kuqezinjve.

Me ndryshimin e pronësisë, nga kinezët te amerikanët e Elliot, Milani i është besuar dyshes Leonardo-Maldini, të cilët duan të sjellin në drejtim edhe Kaka.

“Sapo kam mbërritur dhe me Maldinin e Leonardon do të jemi akoma më pranë, për të mirën e Milanit. Jam gati të jap kontributin tim, por ende nuk e di rolin konkret. Kam dëshirë të zbuloj veten time, se çfarë mund të bëj më mirë në këtë sport, pasi e kam mbyllur me fushën”, deklaroi Kaka.

Fituesi i Topit të Artë me Milanin foli edhe për ndeshjen e parë të kuqezinjve, ndërsa vlerësoi Genaro Gattuson, si trajnerin ideal për të trajnuar skuadrën drejt sukseseve.

“Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit dhe vura re shumë gjëra pozitive. Mendoj se do të rikthehemi shpejt në maja, aty ku Milani e ka vendin. Gattuso është ideali për të drejtuar këtë skuadër, pasi ia njeh mirë historinë dhe ambiciet”, u shpreh Kaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat