Lajm i madh për futbollin e Kosovës nga UEFA

Futboll

Lajm i madh për futbollin e Kosovës nga UEFA

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:25
Lajm i madh për futbollin e Kosovës nga UEFA

Ashtu siç pritej, UEFA, sot,  e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat