Martial në bisedime për ta vazhduar kontratën me United

Futboll

Martial në bisedime për ta vazhduar kontratën me United

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:23
Sulmuesi francez Martial

Sulmuesi francez duket se është bindur për të qëndruar në Old Trafford.

Anthony Martial nuk po kalon një periudhë aspak të lumtur te Manchester United, por pavarësisht kësaj, francezi është gati të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Përkundër faktit që lojtari nuk ka marrëdhënie të mira me Jose Mourinhon, duket se është bindur për të luajtur edhe më tutje me “Djajtë e Kuq”.

22-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2015, ndërsa me kontratën e re i përmirësohet ndjeshëm edhe paga, pasi do të përfitojë rreth 130 mijë funte në javë.

Në tre sezone me Manchetserin, ylli francez ka zhvilluar 87 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 24 gola. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat