Klopp: Liverpooli të ngjashëm me Brazilin

Futboll

Klopp: Liverpooli të ngjashëm me Brazilin

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:27
Alisson Becker

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, mendon se skuadra e tij, nën drejtimit e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, ka shumë karakteristika të ngjashme me Brazilin, nga edhe ai vjen.

Gjithashtu, portieri brazilian ka bërë të ditur se Kloppi i ka dhënë leje atij t’i ndihmojë repartit të sulmit, në mënyrë që të japë më shumë kontribut për skuadrën e tij të re, që luan futboll shumë më sulmues sesa ish-klubi i tij, Roma.

25-vjeçari u transferua për 62.5 milionë euro në Anfield këtë afat kalimtar dhe për një kohë të shkurtër ishte portieri më i shtrenjtë në botë, por pastaj Chelsea e transferoi portierin Kepa Arrizabalaga për një shumë edhe më të lartë.

“Jam përshtatur plotësisht me skuadrën e re dhe stilin e lojës këtu. Liverpooli dëshiron që edhe portieri të përfshihet në pjesën e sulmit dhe në këtë mënyrë ta fillojmë sulmin që nga mbrojtja”, ka thënë Alisson.

“Më ka ndikuar pozitivisht në vetëbesim fakti se tani këtu mund të luaj edhe me këmbët e mia dhe tani duhet të jem i përqendruar për 90 minuta. Kjo skuadër ka karakteristika të ngjashme me Kombëtaren e Brazilit”.

“Në Romë, unë tentoja t’i ndihmoja skuadrës për formësimin e stilit të lojës, por aty ishte ndryshe nga ajo që bëjmë në Liverpool”.

Pas tri ndeshjeve të sezonit të ri të Premierligës për Liverpoolin, Alissoni ende nuk e ka pranuar asnjë gol. Skuadra e tij ka arritur t’i sigurojë nga tre pikë në secilën prej këtyre ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat