“Aubameyang dhe Lacazette duhet të luajnë bashkë”

Futboll

“Aubameyang dhe Lacazette duhet të luajnë bashkë”

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:49
Aubameyang dhe Lacazette

Ish mbrojtësi i Gunners beson se Unai Emery duhet ti përdorë si partner dy sulmuesit pasi që kanë treguar se dinë të luajnë bashkë, plus kështu do të fitonte simpatinë e tifozëve

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette kanë treguar se mund të përshtaten shumë bashkë, thotë Martin Keown, por Arsenali thuhet se do ta përdor këtë tandem vetëm kur do të luan në shtëpi.

Aubameyang është i favorizuar për ti prirë sulmit në formacionin e Unai Emery, që është 4-2-3-1, një formacion që është përdorur edhe bga Arsene Wenger.

“Këta dy duket se mezi presin të luajnë bashkë. Kur Lacazette luan, Aubameyang vjen në jetë. Pa dyshim ka një lidhje të mirë në mes të tyre. Kur Lacazette hyri në lojë kundër West Ham, ishte pika kryesore e Arsenalit. Të gjithë luajtën mirë dhe pa të, Arsenali nuk ka pikë referuese në sulm”, ka thënë Keown për Daily Mail.

“Ndoshta Unai Emery do ti teston ata më shpesh në këtë formacion në ndeshjet në shtëpi, por nuk besoj se këtë do ta bëj jashtë shtëpisë se tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat