A do t’i trondisë përsëri serbët Shaqiri, por kësaj radhe në Beograd?

Futboll

A do t’i trondisë përsëri serbët Shaqiri, por kësaj radhe në Beograd?

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:36
Xherdan Shaqiri

Liverpooli është në grup me Crvena Zvezdën në Ligën e Kampionëve, por interesante do të jetë nëse Xherdan Shaqiri do të luajë në Marakanë kundër kampionit të Serbisë.

Xherdan Shaqiri e ka edhe një betejë me serbët.

Pasi i mundi ata në Botëror, ku në minutat e fundit shënoi gol për Zvicrën dhe bëri shqiponjë, gjilanasi tani do të udhëtojë me ekipin e tij, Liverpool drejt kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

 Sigurisht, Zvezda konsiderohet ekipi më jofavorit në Grupin C, të cilit i prin Paris Saint-Germain, Napoli dhe Liverpooli.

Meqë do të jetë një ekip me i dobët, nuk përjashtohet mundësia që në këtë përballje Shaqiri të startojë në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat