Capello: Interi e Napoli me short të keq, Juventuesi superior ndaj Unitedit

Futboll

Capello: Interi e Napoli me short të keq, Juventuesi superior ndaj Unitedit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:04
Fabio Capello

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello ka vlerësuar si shumë të keq shortin për fazën e grupeve për Napolin e Interin, përderisa e ka cilësuar Juventusin si superior ndaj Manchester Unitedit.

Interi në Grupin B do ta ketë përballë Barcelonën, Tottenhamin, dhe PSV-në, përderisa Napoli në Grupin C luan kundër PSG-së, Liverpoolit dhe Crvena Zvezdën. Grupe këto që cilësohen edhe si më të vështirat.

Ai konsideron se Juventusi në Grupin H do të jetë superior ndaj Manchester Unitedit, që në grup kanë edhe Valencian e Young Boys.

Në Grupin G klubi tjetër italian Roma do ta ketë përballë Real Madridin, CSKA Moskën, dhe Viktoria Plzenin.

“Inter me të vërtetë ka shortin më të keq. Gjithashtu edhe Napoli pati short të keq, dhe mendoj se në të dyja këto grupe do të luftojnë tri ekipe për kualifikim në fazën tjetër. Do të duhet një Napoli dhe Inter fantastik që nga fillimi për ta vendosur veten në një pozitë të mirë për shkuar tutje. Roma e Reali janë favoritë për të kaluar grupin, përderisa Juventusi duhet të ketë kujdes nga Valencia në Spanjë. Juve është superior ndaj rivalëve në grup”, është shprehur Capello, raportojnë mediat italiane.

I pyetur se cilën ndeshje do ta shikojë, ka zgjedhur të dy sfidat ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit për shkak të futbollit të tyre të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat