Skandal, ekipi i madh francez Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Futboll

Skandal, ekipi i madh francez Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Nga: P.R Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:54
PSG

Ekipi i futbollit nga kryeqyteti i Francës, PSG, në fazën e grupeve të ligës së Kampioneve do të jetë në grup me Crvena Zvezden nga Serbia.

Në faqen e tyre në facebook, PSG ka postuar një foto me të gjitha ekipet kundërshtare të saj. Por ajo që bie në sy është skandali që ka ndodhur me ekipin serb. PSG në hartën e publikuar, Kosovën e ka konsideruar si pjesë të Serbisë.

Edhe pse shqiptarët kanë vërshuar me komente të shumta, deri më tani nuk asnjë reagim nga ekipi francez.

Kujtojmë se Federata e Kosovës është e pranuar zyrtarisht në dy organet më të larta në futboll, FIFA dhe UEFA. Ndërsa nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka asnjë reagim ende rreth këtij skandali.

Image
Foto e postuar nga PSG
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat