UEFA zgjedh futbollistin më të mirë të Europa League

Futboll

UEFA zgjedh futbollistin më të mirë të Europa League

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:21
Antonie Griezmanni

UEFA ka vlerësuar Antonie Griezmannin si futbollistin më të mirë në edicionin e kaluar të Europa League, ku ai ngriti trofeun me Atletico Madrid. Francezi ishte në garë me shokun e ekipit Godin dhe Payet të Marseille. “Jam shumë i kënaqur dhe uroj të marrë vlerësime të tilla edhe në të ardhmen. Më vjen keq që nuk jam në Monaco, por po përgatis një ndeshje të rëndësishme,” – tha Griezmann. Griezmann, që gjatë verës refuzoi ofertën e Barcelonës, duke rinovuar me Atletico Madrid kaloi një vit të shkëlqyer, ku fitoi edhe kampionatin botëror me Francën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat