Halimi rikthehet në Brondby IF!

Futboll

Halimi rikthehet në Brondby IF!

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:25
Halimi rikthehet në Brondby IF!

Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, është kthyer te skuadra e njohur daneze, Brondby IF. Halimi do të mbajë veshur fanellën me numrin 5. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me nënkampionët e Danimarkës. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer përsëri në Brondby. Duhej pak kohë derisa të vendosej, por të kthehem në këtë klub dhe të kem sërish mundësinë të punoj këtu, të luaj me këta djelmosha, thjesht është e pabesueshme. Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën time, edhe pse nuk mbaroi siç donim. Ne fituam kupën si një ekip dhe patëm aq shumë momente të mira kështu që mezi pres të bashkohem sërish me pjesën tjetër të ekipit dhe të zbresë në fushë për të fituar së bashku”, tha Halimi. Duhet theksuar se Halimi ka qenë i huazuar te skuadra gjermane Mainz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat