Mehmeti: Me Teutën sfidë e bukur

Futboll

Mehmeti: Me Teutën sfidë e bukur

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:42
Mehmeti: Me Teutën sfidë e bukur

Nëse ka një futbollist që mund të konsiderohet si një prodhim i klubit të Kamzës, ky është Xhuljo Mehmeti. 24-vjeçari është një emër i rëndësishëm në klub dhe ndoshta ndër ata që e ndiejnë më tepër këtë fanellë. Pas një sezoni të vështirë vitin e kaluar, si Kamza ashtu dhe Mehmeti kanë fituar më tepër përvojë dhe mesfushori beson se këtë vit skuadra e tij do të luftojë për të tjerë objektiva.

“Besoj dhe kam bindje se këtë vit Kamza do të jetë për më shumë se qëndrim në Kategorinë Superiore”.

Këtë fundjavë Kamza luan kundër Teutës në transfertë, një kundërshtar që për Mehmetin kërkon vlerësim maksimal dhe ka një trajner entuziast, që në këtë rast është Bledi Shkëmbi, por objektivi për të mbetet vetëm një, marrja e 3 pikëve.

“Teuta ka ndryshuar shumë këtë vit dhe në këto ndeshje kemi luajtur mirë. Do të jetë një përballje mjaft e mirë ndaj Teutës, pasi të dyja skuadrat do të luajnë për 3 pikët. Si trajneri ynë, ashtu edhe trajneri i Teutës kërkojnë lojë dhe kam besim se do të jetë një ndeshje e bukur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat