Eusebio Di Francesco:Ky është fajtori i humbjes me Milanin

Futboll

Eusebio Di Francesco:Ky është fajtori i humbjes me Milanin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:11
Eusebio Di Francesco

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se goli i fitores 2:1 nga Milan erdhi pas një gabimi nga mesfushori Daniele De Rossi.

‘Kuq e zinjtë’ morën fitoren me golin e Patrick Cutrones në sekondat e fundit të kohës shtesë.

‘De Rossi kishte mbetur pas, në vend se të dilte përpara për ta zënë kundërshtarin në pozicion jashtë loje. Mori një vendim të gabuar, mëkat’, deklaroi Di Francesco për ‘Sky’.

‘Njësoj si në ndeshjen e xhiros së shkuar ndaj Atalantas, edhe tani i kemi dhuruar një pjesë loje kundërshtarit’, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat