Krymi mbetet në Shkodër, Partizani kërcënon Skënderbeun dhe FSHF-në me FIFA-n

Futboll

Krymi mbetet në Shkodër, Partizani kërcënon Skënderbeun dhe FSHF-në me FIFA-n

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Në orët e fundit të merkatos po diskutohej largimi i Ardit Krymit nga skuadra e Vllaznisë. Mesfushori shkodran kishte kontakte me Partizanin dhe Skënderbeun. Dëshira e lojtarit ishte që të largohej nga Shkodra, pasi dhe ulja e rrogës ka ndikuar në vendimin e tij. Në fund, nuk u arrit akordi dhe lojtari mbeti sërish në Shkodër.

Telesport zbulon se në orët e fundit të merkatos, Krymi ishte më afër skuadrës së Partizanit, por koha nuk premtonte. Vllaznia e kishte të vështirë të bindej për të liruar 22-vjeçarin, ndërsa merkatoja po mbyllej. Skënderbeu nga krahu tjetër kishte fokusin kryesor te sfida kundër Laçit dhe nuk po mendonte për merkaton.

Drejtuesit korçarë menduan ta mbyllnin lojtarin sot në mëngjes. Në atë moment kanë ndërhyrë drejtuesit e Partizanit që bllokuan lëvizjen dhe kërcënuan FSHF-në se në rast se toleronte kalimin e Krymit drejt Skënderbeut, do ta ndiqnin çështjen në FIFA. Kjo situatë ka sjellë frikë në kampin korçar, por dhe te Federata që nuk lejuan kalimin e Krymit në Korçë. Mesfushori shkodran do të mbetet minimalisht deri në janar me Vllazninë. Një tjetër prapaskenë interesante merkatoje që përplasi dy klubet ditën e fundit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat