Barcelona thyen mallkimin, pas 13 vitesh mbyll merkaton me bilanc pozitiv

Futboll

Barcelona thyen mallkimin, pas 13 vitesh mbyll merkaton me bilanc pozitiv

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:21
Barcelona

Duhet të kthehemi pas 13 vite për të parë se kur skuadra e Barcelonës e ka mbyllur merkaton me bilanc pozitiv. Një ekip i madh si Barça ka shpenzuar gjithnjë shumë për të fituar dhe për të qenë në majën e Europës dhe botës, ndaj çdo vit bilanci i merkatos ka qenë negativ. Por këtë verë ka ndodhur e kundërta dhe skuadra “blaugrana” e ka mbyllur merkaton e verës me 5.8 milionë euro fitim. Vitet e fundit rezultati i merkatos ka qenë gjithnjë pasiv, madje edhe i madh, por që është shpërblyer me rezultate të jashtëzakonshme në fushë.

Këtë verë, transferimi në momentet e fundit i Pablo Alcacer të Borussia Dortmund bëri që bilanci financiar i merkatos të ishte pozitiv, ndërkohë që blerjet e shitjet e kryera gjatë dy muajve të fundit kanë qenë të shumta. Në arkën e klubit kanë hyrë 137.7 milionë euro, ndërkohë që janë shpenzuar 131.9 milionë, pra 5.8 milionë euro fitim, gjë e cila nuk ndodhte prej vitit 1999. Duket se drejtuesit e klubit katalanas kërkojnë të ndërtojnë një ekip të ri, me emra të rinj dhe premtues, ndaj këtë verë edhe shpenzimet ishin më të kontrolluara se sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat