Boateng nuk fsheh zhgënjimin: Doja të shkoja te PSG, por…

Futboll

Boateng nuk fsheh zhgënjimin: Doja të shkoja te PSG, por…

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:07
Jerome Boateng

U përfol shumë gjatë javëve të fundit për një transferim të mbrojtësit gjerman Jerome Boateng nga skuadra e Bayern Mynih te PSG, madje gjithçka dukej e përfunduar, por në fund 29-vjeçari qëndroi në Bundesligë, ku do të vijojë të luajë për ekipin kampion. Një transferim i dështuar, që ka krijuar pak pesizimëm te Boateng, që pavarësisht kësaj premton se për sa i përket impenjimit të tij në fushën e lojës nuk ndryshon asgjë.

Boateng nuk mohon kur thotë se ishte pranë kalimit te PSG, por nuk shprehet se përse dështoi kjo lëvizje në merkato. “Është e kotë të fshehësh faktin që pati bisedime intensive me klubin parizien dhe trajnerin Thomas Tuchel, por në fund qëndrova këtu. Kjo do të thotë që do të jap maksimumin tim për Bayern sezonin që sapo ka nisur, ashtu sikurse kam bërë gjithnjë”, u shpreh mbrojtësi 29-vjeçar, një nga më të mirët e skuadrës bavareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat