Nainggolan pritet të debutojë sonte me Interin

Futboll

Nainggolan pritet të debutojë sonte me Interin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:47
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan pritet të bëjë debutimin e tij në Inter në ndeshjen në udhëtim të kësaj mbrëmjeje në Bologna.

Skuadra e Interit pritet t’i bëjhë disa ndryshime në formacion dhe do të luajë me tre mbrojtës.

Interi dhe Bologna do të luajnë sonte me fillim nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Pas paraqitjeve zhgënjyese në dy javët e para, Interi synon fitoren e parë në kampionat.

Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Bologna: Skorupski; Gonzalez, Danilo, Helander; Mattiello, Dzemaili, Pulgar, Poli, Dijks; Falcinelli, Santander

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Vrsaljko, Vecino, Brozovic, Asamoah; Nainggolan, Perisic; Icardi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat