“Mbappe show”, PSG rrëmben tri pikë në udhëtim tek Nimes

Futboll

“Mbappe show”, PSG rrëmben tri pikë në udhëtim tek Nimes

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:02
Kylian Mbappe

Paris Saint Germain ka shënuar fitore tejet të vështirë në udhëtim tek Nimes, falë dy golave të vonshëm të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

Paris Saint Germain regjistruan një fitore me shifrat 2:4 si mysafir të Nimes.

Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel ishte favorit absolut në letër dhe kështu tregoi edhe pjesa e parë, pas së cilës parisienët siguruan një epërsi prej dy golave.

Fillimisht ishte Neymar, ai i cili në minutën e 36’ realizoi për të zhbllokuar rezultatin.
PSG nuk u ndalën me kaq dhe vetëm pas 4 minutave, ishte Angel Di Maria ai i cili dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në vazhdime.

Pjesa e dytë ishte fytyrë krejt tjetër e këtij takimi. Skuadra e Nimes nuk shfaqi inferioritet ndaj kampionëve në fuqi.
Ishte minuta e 63’ kur Antonin Bobichon shënoi për të ngushtuar rezultatin në 1:2.
Vetëm 8 minuta më vonë, ishte Teji Savanier që nga pika e bardhë barazoi shifrat në 2:2 dhe i dha një “dush të ftohtë” skuadrës së PSG.

Në fund, ishte përsëri Mbappe, ai që luajti rolin e heroit për skuadrën e Tuchel, kur në minutën e 77’ shënoi golin e tretë për skuadrën. Vulën e fitores e dha Edinson Cavani me një gol në minutën e fundit të takimit, për rezultatin përfundimtar 2:4.
Kujtojmë se Mbappe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90′.

PSG tashmë numëron 12 pikë pas katër ndeshjeve dhe prinë në tabelë, në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat