Juventus shënon fitoren e radhës, Ronaldo ende nuk gjen golin

Futboll

Juventus shënon fitoren e radhës, Ronaldo ende nuk gjen golin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 22:30
Foto nga ndeshja

Juventus ka shënuar fitore në udhëtim kundër Parmas, me rezultatin 1:2, në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.

Juventinët zhbllokuan rezultatin qysh në minutën e 2’, me anë të kroatit Mario Mandzukic, i cili shfrytëzoi për mrekulli një harkim të Cuadrados.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe filluan të rrezikojnë portën e “zonjës së vjetër”. Ishte minuta e 33’ kur Gervinho shpagoi mundin e skuadrës dhe barazoi shifrat në 1:1, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.

Pjesa e dytë gjithashtu ishte tejet e balancuar. Parma nuk zmbrapsej kurse Juventus ishte pak më sulmues.

Në minutën e 58’ pas një kombinimi fenomenal Sandro-Mandzukic-Matuidi, ishte ky i fundit që realizoi golin që riktheu epërsinë e “Biankonerëve” dhe njëkohësisht siguroi tre pikëshin e radhës për skuadrën e Allegrit.

Juventus numëron totalin e pikëve nga tri ndeshjet e para (9) dhe është lider në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat