Barcelona synon të mbetet e pamposhtur edhe ndaj Huesca-s

Futboll

Barcelona synon të mbetet e pamposhtur edhe ndaj Huesca-s

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:32
Barcelona

Barcelona e ka nisur sezonin siç pritej, me dy fitore në dy ndeshje, duke përfshirë këtu edhe takimin e parë të La Liga-s, të fituar 3-0 kundër Alaves, që e ka çuar në 37 numrin e ndeshjeve të kampionatit radhazi pa pësuar humbje në shtëpi.

Kampionët në fuqi kanë patur nevojë për ndërhyrjen e VAR për të siguruar tri pikët në ndeshjen e luajtur kundër Valladoli javën e kaluar, me teknologjinë që i ka mohuar kundërshtarëve të katalanasve golin e barazimit në minutat e fundit të takimit.

Ndërkohë, pavarësisht dy ndeshjeve të vështira në sezonin e parë të La Liga-s, Huesca është paraqitur mirë, duke mundur 2-1 Eibar në transfertë dhe duke siguruar një barazim 2-2 në fushën e Bilbao-s, që ka shpërdoruar një avantazh 2-0. Gjërat nuk do të bëhen më të lehta për miqtë, të cilët do të luajnë ndeshjen e tretë radhazi në transfertë.

Gjithsesi, nëse debutuesit fitojnë në “Camp Nou”, do të jetë hera e parë që ata do të jenë të pamposhtur në tri ndeshjet e para të sezonit që nga 2009-a. Këto dy skuadra janë ndeshur vetëm dy herë në të kaluarën, me Barcelona-n që ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 12-1 përballjen e dyfishtë të zhvilluar në Kupën e Mbretit të 2014-ës.

Statistika – Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Barcelona-s kanë sjellë mbi 1.5 kartonë të verdhë në pjesën e parë.

– Barcelona ka shënuar mbi 1.5 gola për ndeshje në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

– Gjashtë ndeshjet e fundit që Huesca ka luajtur në transfertë kanë sjellë 24 gola në total, katër për ndeshje.

– Huesca ka shënuar në të dy pjesët e lojës në një nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat