Monaco-Marseille, derbi i javës së katërt në Francë zhvillohet sonte

Futboll

Monaco-Marseille, derbi i javës së katërt në Francë zhvillohet sonte

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:29
Monaco-Marseille, foto arkiv

Java e katërt e Ligue 1 do të mbyllet me ndeshjen Monaco-Marseille, që njihet ndryshe si Derbi i Mesdheut. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri, duke marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në tri ndeshjet e para që kanë luajtur në kampionat.

Kjo ecuri i ka lënë të dyja ekipet me numrin e njëjtë të pikëve. pasi e nisi sezonin me një fitore, gjërat nuk kanë shkuar mirë për Monaco që vjen nga humbje 2-1 e pësuar javën e kaluar kundër Bordeaux.

Një kthim në shtëpi duhet t’i bëjë mirë moralit të bardhekuqve, duke parë se skuadra nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat (10 fitore, 3 barazime) dhe është mundur vetëm një herë në ndeshjet e kampionatit të kaluar që ka luajtur në shtëpi (kundër kampionëve të PSG-së).

Marseille, nga ana tjetër, ka patur një ecuri të ngjashme, duke fituar ndeshjen e parë të kampionatit të ri dhe duke u ndalur në dy pasueset (1 barazi, 1 humbje). Gjithsesi, humbja 3-1 e pësuar kundër Nimes ka qenë e para për skuadrën e Garcia në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit (6 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

Ndërkohë, statiatikat tregojnë se shtatë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë 36 gola, një mesatare prej 5.14 për ndeshje.

Për rrjedhojë, tetë ndeshjet e fundit të luajtura mes tyre kanë prodhuar 2.5 gola për takim, me të dy skuadrat që kanë shënuar në shtatë prej tyre. Marseille ka humbur ndeshjen e katërt të kampionatit në tri sezonet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat