Asensio i përgjigjet deklaratave të Ronaldos

Futboll

Asensio i përgjigjet deklaratave të Ronaldos

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:16
Lojtarët e Real Madrid

Përkundër faktit që Cristiano Ronaldo është transferuar në Juventus këtë verë, për të vazhdon të diskutohet në Madrid. Lojtari i Real Madridit, Marco Asensio, i është përgjigjur deklaratës së Ronaldos, ku kishte thënë se Juventusi ishte më shumë si familje.

Ronaldo u largua këtë verë nga Real Madridi dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 117 milionë euro. Në një intervistë pas kompletimit të këtij transferimi, Ronaldo kishte thënë se klubi italian ishte më ndryshe se ai spanjoll pasi që ishte më shumë si familje.

“Juventusi mund të jetë një familje e mrekullueshme. Por, kështu është edhe Real Madridi. Nuk e di nëse jemi më shumë si një skuadër apo jo tani pa Ronaldon” ka thënë Asensio.

“Unë gjithmonë kam qenë në një skuadër, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe të gjithë kemi luftuar në të njëjtin drejtim, për të njëjtin qëllim. Kur Ronaldo ishte këtu, ne ishim një skuadër dhe të gjithë kontribuonim pjesën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat