Reagon Liria

Futboll

Reagon Liria

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:25
Reagon Liria

Klubi i Lirisë nga Prizreni i ka falënderuar tifozët e klubit për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës në dy ndeshjet e zhvilluara si vendas në ‘Përparim Thaqi’.

Liria së fundmi arriti fitore me përmbysje ndaj kampionit, Dritës 3:2 dhe kjo fal edhe përkrahjes së tifozëve të pranishëm në stadium.

“Ju falenderojm nga zemra per çdo gje per cdo mbeshtetje per kurajon qe ju keni treguar ne mbeshtetjen e ekipit tone te zemrës jeni personat me aktive ne çdo moment te skuadres, jeni zemra e ekipit.Ne e dim qe edhe juve ju mundon shum mendimi se si do veprohet me ekipin por po ju themi qe po veprojme me te gjithe arsenalin e mundshem me te gjithe njohjet dhe afrimet e te gjithe Prizrenasve te ndershem dhe te mundshem per rimekembjen e ekipit tone te mrekullueshem.Besojme qe me kontributin e shume bisnesmenve prizrenas dhe kontributin e Komunes së Prizrenit do arrijme me te miren e mundshme.Flm qe jeni gjithmon me ne qe jeni mbeshtetja jone ne çdo hap”, thuhet nga FC Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat