Nainggolan: Thyem tersin, tani nis një shtator i vështirë për Interin

Futboll

Nainggolan: Thyem tersin, tani nis një shtator i vështirë për Interin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:12
Nainggolan

Inter korri fitoren e parë në Serinë A, pas fitores 3-0 ndaj Bologna, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit.

Edhe pse rezultati tregon për një fitore të lehtë dhe të merituar të ekipit zikaltër, nuk ndodhi kështu, pasi 3 golat e Interit u realizuan në 25 minurtat e fundit të takimit. Ai që hapi serinë ishte belgu Radja Nainggolan, që realizoi golin e parë edhe me fanellën e Interit në një ndeshje zyrtare.

“3 pikët ishin të rëndësishme në këtë sfidë, pasi në dy javët e para nuk arritëm të korrnim atë që dëshironim”, tha belgu pas fitores. Duket se rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës së trajnerit Spalletti. “E dinim që do të kishim vështirësi, por pasi shënuam golin e parë e patëm më të lehtë. Shfrytëzuam hapësirat që na u krijuan e realizuam edhe dy gola të tjetë”, tha Nainggolan.

Më tej, mesfushori belg shton: “Mbetet një fitore e rëndësishme, pasi 3 pikët e para në kampionat. Kemi dy javë kohë për të rikarikuar bateritë dhe për të nisur një shtator me një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë. Unë jam gati dhe shpresoj që kjo fitore të jetë një ogur i mirë për këtë pjesë të kampionatit, ku duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Radja Nainggolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat