Guardiola befason me deklaratën e fundit

Futboll

Guardiola befason me deklaratën e fundit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:19
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se synimi i tij me të gjitha klubet e tij ka qenë të fitojë tituj dhe jo të luajë futboll të bukur, por beson se mënyra se si ai i udhëzon lojtarët e tij të performojnë, e bën më të lehtë për të fituar tituj.

Pas fitores me rezultat 2-1, trajneri spanjoll i ka paralajmëruar rivalët e tij duke thënë se ai është i uritur për edhe një trofe tjetër, në mënyrë që ta festojnë 10 vjetorin e pronarit Sheikh Mansour në Manchester City.

Të gjitha skuadrat e Guardiolës, si Barcelona, Bayern Munich dhe tani Manchester City, njihen për futboll të bukur dhe sulmues. Por, strategu spanjoll ka bërë të ditur se ky lloj i futbollit nuk është synimi i tij.

“Jo, jo, unë dua të fitoj. Kjo frazë, ‘futboll i bukur’, unë nuk e përdori atë. Kurrë. Kështu që, unë dua të fitoj por nga përvoja ime e kam kuptuar se mënyra më e mirë, dhe mënyra që unë besoj se na afron më së shumti me tituj, është mënyra se si ne luajmë”, ka thënë Guardiola.

“Ne duamë ta shprehim vetveten dhe nganjëherë kur ndodhë kjo gjë, është e bukur për tifozët që janë duke e shikuar ndeshjet. Por, për të luajtur në këtë mënyrë, të nevojiten në skuadër shumë lojtarë të talentuar”.

“Pa ata, nuk është e mundur të arrijmë atë që kemi arritur. Kështu që, na nevojitet kualitet, por ajo që unë kërkoj dhe dua është që të fitojmë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat