Ronaldinho: Pas largimit të Messit, Barcelona të tërheqë fanellën me nr.10

Futboll

Ronaldinho: Pas largimit të Messit, Barcelona të tërheqë fanellën me nr.10

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:36
Ronaldinho

Ronaldinho Gaucho, ish-sulmuesi i Barcelonës, mendon se fanella me nr.10 që mban Lionel Messi te skuadra “blaugrana” duhet të tërhiqet.

“Mesi e ka nderuar më shumë se kusho tjetër atë fanellë dhe atë numër. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, është lojtari më i mirë i historisë së këtij klubi. Në gjithë këto vite ka bërë atë që nuk e ka realizuar askush tjetër. Është më i miri”, thotë braziliani.

Më tej, Ronaldinho shton: “Unë shpresoj që ai të luajë edhe për 20 vite të tjera. Për ne që e duam futbollin duam që të shohim sa më shumë kampionë të tillë për një kohë të gjatë. Unë nuk di të them nëse Messi është më i miri i historisë së futbollit, pasi ka shumë kampionë që kanë bërë emër në epokën e tyre. Por Messi është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe kur ai të largohet fanella me nr.10 te Barcelona duhet të tërhiqet”, tha Ronaldinho, 38 vjeç, i cili ka zhvilluar 145 ndeshje dhe ka shënuar 70 gola me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat