Fitore e madhe e shqiptarëve të Luzernit

Futboll

Fitore e madhe e shqiptarëve të Luzernit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja Luzern-Grasshoppers

Skuadra e Luzernit triumfoi me rezultat 2:1 kundër Grasshooppersit. Në fakt ky ishte derbi shqiptar në Zvicër, pasi që për Luzernin luajtën  Idriz Voca titullar dhe Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 60-të, ndërsa për Grasshoppersin u paraqitën nga minuta e parë Nedim Bajrami, Gjelbërim Taipi. Bajrami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të, kurse Taipi u largua nga fusha në atë të 67-tën. Mysafirët ishin afër rezultati pozitiv, pasi udhëhoqën në minutën e 4 me golin e  Holzhauser, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me golat e Eleke (84’) e Schurpf (90+4’). Luzerni mban vendin e katërt me 9 pikë, kurse Grashoppersi është i nënti me 4 sosh. Xamax si vendas mposhtet me 2:3 nga St. Gallen. Samir Ramizi e Arbenit Xhemaili luajtën titullarë për Xamax-in. Ramizi në minutën e 81-të u zëvendësua nga Liridon Mulaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat