Shkëndija me pikë të plota nga Shkupi

Futboll

Shkëndija me pikë të plota nga Shkupi

Nga: K. Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:20
Shkëndija me pikë të plota nga Shkupi

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova importoi tri pikë të mëdha nga Shkupi. Kampioni në fuqi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Shkupit. Sulmuesi Besart Ibraimi është hero i fitores. Në fakt, ky ishte edhe derbi shqiptar.  

Shkëndija me dy gola të Ibraimit në minutën e 37-të e 45+1’ mundën skuadrën shkupjane.

Në minutën e 25-të, Kristijan Stojkovki realizoi për vendasit. Shkëndija ngjitet në vend të tretë me 8 pikë, ka një me pak se lideri Rabotniçki, kurse Shkupi është në pozitën e nëntë me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat